Studentët protestues në Serbi kandidatë për Çmimin Nobel për Paqen

0

Në Serbi, lëvizja studentore ka marrë një tjetër dimension ndërkombëtar, pasi është propozuar zyrtarisht për Çmimin Nobel për Paqen. Shkrimtari dhe dramaturgu serb, Sinisha Kovaçeviq, së bashku me avokaten Dijana Stojkoviq, kanë propozuar këtë kandidaturë, duke e konsideruar protestën e studentëve një shembull të rezistencës paqësore.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Kovaçeviq në rrjetin social ‘X’, ku ai shkroi:
“Studentët nga Serbia janë zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel për Paqen.”

Ky propozim vjen në një moment kur studentët serbë janë në krye të protestave masive kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshime demokratike dhe transparencë në proceset politike. Lëvizja e tyre ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, ndërsa marshimet dhe bllokimet e rrugëve po vazhdojnë në disa qytete të vendit.

Ndërkohë, pritet që Komiteti i Nobelit të shqyrtojë këtë kandidaturë në muajt në vijim, ndërsa protestat në Serbi mbeten një nga zhvillimet kryesore në rajon.

Artikulli i mëparshëmSPAK mohon akuzat për pengimin e Dules dhe Belerit në takim me Metën
Artikulli i radhësPlani i Ramës për mbikqyrje me kamera në qytete: Rritje e sigurisë apo rrezik për privatësinë?