Një 12-vjeçar është shoqëruar në polici në Kavajë pasi u kap duke mbajtur me vete një pistoletë me fishekë luftarakë. Policia e lokalizoi të miturin falë një informacioni të marrë nga qytetarët dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet arma e zjarrit.
Për ngjarjen është proceduar penalisht edhe babai i tij, 35-vjeçari B.A., i cili akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Sipas autoriteteve, po hetohet për të zbuluar burimin e armës dhe nëse ajo është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
Për shkak të moshës së mitur, 12-vjeçari është lënë i lirë, ndërsa arma dhe municioni u sekuestruan nga policia. Në vijim priten rezultate nga hetimet që po zhvillohen në bashkëpunim me Prokurorinë.