Një 15-vjeçar u plagos me armë zjarri në Fushë Mëzezit, Tiranë, pas një konflikti mes dy vëllezërve binjakë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, kur gjatë debatit, 29-vjeçari Nazmi Pëllumbi hapi zjarr me automatik. Plumbat goditën aksidentalisht nipin e tij të mitur, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes.
I mituri u dërgua në Spitalin e Traumës me tre plumba në trup dhe fillimisht refuzoi të tregonte se kush e kishte qëlluar. Pas dëshmisë së nënës së tij, policia shpalli në kërkim xhaxhain, i cili akuzohet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.
Nga hetimet rezultoi se shkak i përplasjes ishte një sasi lënde narkotike e gjetur në banesën e vëllait të autorit, Florant Pëllumbi, i cili u arrestua për trafik droge.
Gjendja e të miturit raportohet stabël pas ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes.