Rama: PS do të fitojë mandatin e katërt, opozita nuk ka asgjë për të ofruar

0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar me bindje të plotë se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e katërt në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke e cilësuar PS-në si forcën e vetme politike që mund të çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Gjatë Kuvendit Kombëtar Rinor të PS-së, Rama sulmoi ashpër opozitën, duke e cilësuar si një “llum kënete”, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të mos e “digjnin votën” për forca politike që, sipas tij, nuk sjellin asgjë të re.

“PS do ta marrë mandatin e katërt për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030-s. Në atë majë do vendosim përgjithmonë flamurin tonë kombëtar si të barabartë mes të barabartëve në BE,” u shpreh Rama.

Në mesazhin e tij drejtuar votuesve, ai theksoi se vota për PS-në është e vetmja votë për ndryshimin, ndërsa vota për opozitën është, sipas tij, “një votë e sigurt për zhgënjimin”.

Rama nënvizoi se qeverisja e PS-së është e vetmja që mund të mbajë premtimet dhe të përmbushë vizionin për Shqipërinë Europiane, ndërsa akuzoi kundërshtarët politikë se premtojnë çdo gjë, por nuk kanë asgjë konkrete për të ofruar.

Artikulli i mëparshëmÇfarë ndodh me trupin kur lini kafenë? Efektet pozitive dhe sfidat e këtij ndryshimi
Artikulli i radhësArrestimet e ish-ministrave, Rama: Ata që ishin një karrige larg meje, tani janë në duart e drejtësisë