Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pasditen e sotme, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga babai i tij. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në lagjen Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”.
Autori i dyshuar, një 74-vjeçar i identifikuar si H. Gj., ka goditur me thikë djalin e tij, A. Gj., brenda në banesë. Viktima është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka shoqëruar menjëherë autorin në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj tragjedie familjare. Ende nuk ka informacione mbi konfliktin që ka çuar në këtë akt ekstrem.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast dhune në familje, në mënyrë që të shmangen tragjedi të tilla.