Tragjedi në Lushnjë: 20-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjës, ku një vajzë 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një pallat. Sipas të dhënave paraprake, e reja nuk ishte banuese e ndërtesës ku ndodhi ngjarja.

Policia dhe ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa trupi i viktimës është transportuar në morgun e Spitalit të Lushnjës për akt-ekspertizë. Hetimet janë në vijim për të sqaruar motivet e kësaj tragjedie.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet, duke ngritur sërish alarmin mbi nevojën e mbështetjes psikologjike dhe sociale për të rinjtë që përballen me vështirësi emocionale.

Artikulli i mëparshëmAtentat i dështuar në Nikël: Vendoset eksploziv pranë banesës së një 51-vjeçari
Artikulli i radhësTrump bllokon fondet për OJF-të, mijëra organizata në Shqipëri në vështirësi financiare