Një aksident tragjik u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Për pasojë, një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Viktima, rreth 50 vjeç, ishte pasagjer në njërin nga mjetet e përfshira në aksident, një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe një tjetër tip “Opel”.
Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave të para, gjendja e tyre është e stabilizuar.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.