Apartament në Durrës shndërrohet në qendër prostitucioni, në kërkim dy tutore

0

Një apartament në Durrës është zbuluar si qendër e shfrytëzimit të prostitucionit, ku dy shtetase të huaja akuzohen si organizatore të aktivitetit të paligjshëm.

Policia ka shpallur në kërkim dy shtetase, Y. M., 35 vjeçe, me origjinë nga Ukraina, dhe K. A., 31 vjeçe, nga Rusia. Sipas hetimeve, ato kishin përshtatur një apartament në lagjen “24 Maji” për shfrytëzimin e prostitucionit, duke detyruar dy gra të tjera me origjinë ukrainase të ushtrojnë këtë veprimtari të paligjshme.

Dy shtetaset që ishin shfrytëzuar janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërkohë që policia po vijon punën për të arrestuar organizatoret kryesore dhe për të dokumentuar plotësisht këtë rast.

Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për ndjekje të mëtejshme ligjore.

Artikulli i mëparshëmTërmeti trondit ishullin Amorgos në Greqi/ Më shumë se 500 lëkundje sizmike në një javë
Artikulli i radhësTensionet mes SHBA-së dhe Kanadasë përshkallëzohen, tifozët përbuzin himnin amerikan