Tragjedi në Mallakastër: Dy vëllezër gjenden të vdekur në banesë

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çorrush të Mallakastrës, ku dy vëllezër janë gjetur të vdekur në banesën e tyre.

Sipas burimeve paraprake, viktimat janë mbi 75 vjeç, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie, ndërsa trupa të tyre pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Banorët e zonës janë shprehur të tronditur nga ngjarja, ndërsa policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi këtë rast.

Artikulli i mëparshëmEurozona përballet me rritje të papritur të inflacionit, BQE vijon me qasje të kujdesshme
Artikulli i radhësIdentifikohen dy vëllezërit e gjetur të vdekur në Mallakastër, dyshohet asfiksia