Shtyhet seanca paraprake për dosjen “Toyota Yaris”

0

Seanca e parë paraprake për dosjen “Toyota Yaris”, ku i përfshirë është edhe ish-kryeprokurori Aurel Zarka, është shtyrë për shkak të mungesës së prokurave të avokatëve të personave në kërkim. GJKKO ka kërkuar që këto dokumente të firmosen nga të akuzuarit për të vijuar procesin ligjor.

Zarka, i cili është i vetmi i arrestuar në këtë çështje, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por u përfaqësua nga avokatët e tij. Gjykata ka caktuar 20 shkurt si datën e radhës për zhvillimin e seancës, ku pritet të merret vendimi nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo.

Kjo çështje po shqyrtohet nga gjyqtari Erion Çela, pas dorëheqjes së gjyqtares Irena Gjoka për shkak të një konflikti interesi, pasi më herët kishte marrë pjesë në vendimin për sekuestrimin e dy makinave të Suel Çelës.

Ndërkohë, tre persona të tjerë, ish-agjentja e BKH-së Erjon Daupaj, Astrit Vladi dhe avokati Radovan Çela, janë ende në kërkim. Prokurorët Klodian Braho dhe Altin Dumani kanë ndarë dosjen në disa pjesë dhe vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Artikulli i mëparshëmGJKKO cakton gjyqtarin për procesin e Ilir Beqajt, pritet data e seancës së parë
Artikulli i radhësPlagosja në Korçë/ Sherri për shitjen e një makine përfundon me një 40-vjeçar të plagosur