![](https://aktualitet.al/wp-content/uploads/2025/02/arme-1-750x375-1.jpg)
Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri dhe municion luftarak në automjetin e tij.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i arrestuari është Elden Dushku, banues në Lezhë, i cili u ndalua gjatë një operacioni të koduar “Flagranca 1”. Gjatë kontrollit në makinën e tij, një Benz, forcat e rendit gjetën një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Hetimet vijojnë për të zbuluar qëllimin e armëmbajtjes
Autoritetet po hetojnë për të zbuluar nëse Dushku kishte lidhje me ndonjë grup kriminal apo nëse armën e posedonte për qëllime të tjera të paligjshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon kontrollet për parandalimin e armëmbajtjes pa leje në kryeqytet.