Një aksident rrugor ka ndodhur sot në zonën e ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari” në Durrës, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po udhëtonte me motor.
Menjëherë pas aksidentit, i moshuari është transportuar me autoambulancë drejt spitalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve mjekësore, ai ka pësuar vetëm dëmtime të lehta në kokë.
Rruga ku ndodhi aksidenti është një pike e shpeshtë incidentesh, me dhjetëra raste të regjistruara. Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes dhe mundësinë e shkeljes së rregullave të qarkullimit.