![](https://aktualitet.al/wp-content/uploads/2025/02/img_13775221971329317028018-1024x682.jpeg)
Nga Armir Shkurti
Atje nisi, atje mbaroi,
Atje krisi, atje pushoi,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.
Një orë plot zgjati “protesta më e fuqishme që Shqipëria s’e ka parë kurrë”. Në 18:43 Doktori i hipi makinës dhe la sheshin.
Më jepni një mendje ju lutem, se unë nuk kuptova shumë gjëra:
1 – Parullat më së shumti i referoheshin verës së shtrenjtë që ka pirë Rama.
a. A është kjo kauza e opozitës?
b. A mundet që kjo kauzë të mobilizojë zemërimin popullor e të përmbysë Ramën?
2 – A ishte kjo protesta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria?
a. Nëse po, çfarë solli?
b. Nëse jo:
- e prenë në besë Doktorin?
- na preu në besë Doktori?
- diçka tjetër?
3 – A është koha që demokratët të marrin në dorë partinë, ta shohin realitetin në sy, të riorganizohen e të ndërtojnë strategji, struktura dhe, mbi të gjitha, një lidership?
4 – Pjesëmarrja kaq e dobët (në raport me situatën, rrethanat dhe kushtet ku ndodhet vendi dhe PD) a mund të konsiderohet refuzim i masës me integritet të demokratëve ndaj shpërdorimit prej Berishës?