![](https://aktualitet.al/wp-content/uploads/2025/02/ambulancem-polici4086668317674308896-300x169.jpg)
Një punëtor 66-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi ka rënë nga soleta ku ishte duke punuar në një banesë katërkatëshe në rrugën “Naum Veqilharxhi” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35 në pronën e shtetasit A. G. Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke punuar në një pjesë të objektit kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia, duke pësuar dëmtime fatale.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Autoritetet po shqyrtojnë nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në vendin e punës dhe nëse ka përgjegjësi nga ana e punëdhënësit ose administruesit të objektit.