Rama ironizon protestën e PD: “Bufi i kënetës opozitare”

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me protestën e thirrur sot nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Me tone ironike, ai e ka cilësuar ish-kryeministrin si një “buf stërplak i kënetës opozitare”, duke thënë se protesta është një pasqyrë e qartë e një opozite të degraduar.

Rama theksoi se shqiptarët duhet ta “thajnë këtë kënetë” në zgjedhjet e 11 majit, duke votuar për Partinë Socialiste. Ai shtoi se vetëm një opozitë e re dhe e denjë mund të sjellë një alternativë të vërtetë në politikën shqiptare.

Ky reagim vjen në një kohë tensionesh politike, me një protestë të opozitës që po përgatitet përpara Kryeministrisë, e shoqëruar nga masa të forta sigurie.

Artikulli i mëparshëmProtesta e PD: Kryeministria e blinduar, 1200 forca policie në terren
Artikulli i radhësAksident në Durrës: Automjeti përplas të moshuarin me motor