![](https://aktualitet.al/wp-content/uploads/2025/02/img_73476717723395828551300.jpeg)
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare së bashku me familjen e tij.
Pas votimit, Haradinaj dha një deklaratë për mediat, ku i bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
“I bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë. Vota ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara dhe suksese së bashku,” u shpreh Haradinaj.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se dy fëmijët e tij kanë votuar për herë të parë në këto zgjedhje, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për demokracinë e vendit.
Më herët, votën e kanë hedhur edhe kandidatët e tjerë për kryeministër, përfshirë Albin Kurtin nga LVV, Lumir Abdixhikun nga LDK dhe Bedri Hamzën nga PDK.
Procesi zgjedhor po zhvillohet në të gjithë vendin, me një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve, ndërsa pritet që votimi të mbyllet në orën 19:00.