![](https://aktualitet.al/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-meta6516560944680443610.jpg)
Erion Veliaj është transferuar në burgun 302 në Tiranë, aty ku ndodhet edhe ish-presidenti Ilir Meta. Pavarësisht mënyrave të ndryshme të arrestimit, kryebashkiaku i Tiranës ka përfunduar në të njëjtin institucion penitenciar si lideri i Partisë së Lirisë.
Burg i izoluar dhe nën mbikëqyrje të rreptë
Burgu 302 është një nga më të sigurtët në Shqipëri, i njohur për masat e rrepta të mbikëqyrjes dhe izolimit. Veliaj do të qëndrojë në këtë institucion, ndërsa pritet të dalë në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.
Arratisja e Ajola Xoxës?
Nga ana tjetër, ende nuk është ekzekutuar masa e sigurisë për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën, e cila rezulton të ketë dalë jashtë vendit më 8 shkurt. Burime pranë qeverisë thonë se ajo ndodhet në Romë për arsye shëndetësore, por kjo mbetet për t’u konfirmuar.
Lëvizjet politike pas arrestimit të Veliajt
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës ka tronditur politikën shqiptare, ndërsa kryeministri Rama ka anuluar të gjitha takimet e planifikuara dhe është kthyer me urgjencë në Tiranë. Me një proces hetimor në zhvillim, ky rast pritet të ndikojë fuqishëm në ekuilibrat politikë të vendit.