Arrestimi i Veliajt, Rama takim urgjent me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

0

Pa kaluar 24 orë nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim urgjent me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Pamjet e siguruara tregojnë Ramën duke dalë nga ambientet e bashkisë pas takimit, ndërsa nuk dihet ende se çfarë është diskutuar mes tyre.

Burime bëjnë me dije se brenda dy-tre ditëve pritet që Veliaj t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve të bashkisë, për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit të institucionit.

Ky takim i papritur i kryeministrit vjen mes tensioneve të rritura politike dhe pas një sërë reagimesh nga mazhoranca dhe opozita mbi arrestimin e Erion Veliajt nga SPAK.

Në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, mbetet për t’u parë se cili do të jetë drejtimi i Bashkisë së Tiranës në ditët e ardhshme.

Artikulli i mëparshëmKlotilda Bushka reagon pas hetimit nga SPAK: “Jam njeri me dinjitet”
Artikulli i radhësHetim për 8 qytetarë pas festimeve për arrestimin e Veliajt