Hetim për 8 qytetarë pas festimeve për arrestimin e Veliajt

0

Tiranë – Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, një grup qytetarësh festuan pranë paraburgimit në rrugën “Mine Peza”, duke kënduar dhe kërcyer.

Policia e Tiranës e ka konsideruar këtë si prishje të qetësisë publike, duke nisur hetime ndaj tetë personave për shkak të mosbindjes ndaj urdhrave të uniformave blu.

Sipas burimeve, personat në fjalë nuk pranuan të largohen nga zona, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet. Hetimi ndaj tyre është regjistruar për prishje të rendit dhe mosbindje ndaj policisë, ndërsa procedimi është bërë në gjendje të lirë.

Ky veprim ka ngjallur reagime të ndryshme, pasi disa e konsiderojnë si një masë disproporcionale nga autoritetet, ndërsa të tjerë e shohin si një ndërhyrje të nevojshme për ruajtjen e rendit publik.

Nuk dihet ende nëse këta qytetarë do të përballen me masa të mëtejshme apo nëse çështja do të mbyllet me paralajmërime.

Artikulli i mëparshëmArrestimi i Veliajt, Rama takim urgjent me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Artikulli i radhësRama sfidon SPAK-un: Standarde të dyfishta për miqtë dhe armiqtë politikë?