Kush do të drejtojë Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt? Tre skenarët e mundshëm

0

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga SPAK ka ngritur pikëpyetje mbi drejtimin e mëtejshëm të kryeqytetit. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është vendosur në masë sigurie “arrest shtëpie”. Në këtë situatë, tre skenarë janë të mundshëm për qeverisjen e Bashkisë së Tiranës.

Skenari i parë: Delegimi i kompetencave te një nga nënkryetarët

Një opsion i mundshëm është që Erion Veliaj t’ia delegojë kompetencat njërit prej tre nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës:

  • Anuela Ristani
  • Andi Seferi
  • Keti Luarasi

Në këtë rast, bashkia do të vazhdojë të funksionojë me një nga nënkryetarët në krye, deri në një vendim tjetër institucional.

Skenari i dytë: Këshilli Bashkiak zgjedh një drejtues të përkohshëm

Një tjetër mundësi është që Këshilli Bashkiak të mblidhet dhe të vendosë për delegimin e kompetencave te njëri prej nënkryetarëve. Megjithatë, ligji për pushtetin lokal parashikon që nëse kryebashkiaku nuk është në detyrë për më shumë se tre muaj, Këshilli Bashkiak duhet të propozojë shkarkimin e tij tek Këshilli i Ministrave.

Skenari i tretë: Shkarkimi dhe zgjedhje të reja brenda 45 ditëve

Opsioni i fundit është që Këshilli i Ministrave të shkarkojë Erion Veliajn dhe, nëse ai nuk e ankimon vendimin në Gjykatën Kushtetuese, atëherë Tirana do të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditëve për të zgjedhur një kryebashkiak të ri.

Për momentin, vendimmarrja për drejtimin e bashkisë mbetet e hapur, ndërsa SPAK vazhdon hetimet mbi këtë çështje.

Artikulli i mëparshëmZbulohet takimi i fundit i Elman Abules para arrestimit nga SPAK
Artikulli i radhësChris LaCivita merr drejtimin e fushatës së opozitës shqiptare: “Berisha mik i vërtetë i SHBA-ve, Rama kukull e Soros”