“Vullnetarët e Edit” – Berisha denoncon mbledhjen e detyruar të punonjësve të bashkisë për mitingun e Ramës

0

Berisha: Punonjësit e bashkisë mbidhen me urdhër si në zboret e diktaturës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale mesazhe që u janë dërguar punonjësve të Bashkisë së Tiranës për të marrë pjesë në mitingun e organizuar nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Skënderbej”.

Berisha i cilëson këto thirrje si një formë presioni, duke i krahasuar me praktikat e diktaturës komuniste.

“Shihni si i mbledh ‘Vullnetarët e Edit’, për hajdutin e Bashkisë, narko-kreu i qeverisë. Me urdhër si në zboret e dikurshme të diktaturës,” – ka shkruar ai, duke publikuar dhe mesazhet e dërguara në grupet e administratës bashkiake.


Rama merr kontrollin e bashkisë pas arrestimit të Veliajt

Pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama është përfshirë drejtpërdrejt në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Burime nga qeveria konfirmojnë se ai do të mbajë një takim me mbi 6,000 punonjës bashkiakë në sheshin “Skënderbej”.

Për këtë aktivitet janë bërë përgatitje intensive, duke përfshirë ngritjen e podiumit, vendosjen e karrigeve dhe rrethimin me gardh metalik.

“Kryeministri ka vendosur që Veliaj të mos shkarkohet nga detyra, pavarësisht arrestimit të tij. Përkohësisht, kompetencat janë deleguar te nënkryetarja Anuela Ristani”, – raportojnë burime qeveritare.

Në prag të zgjedhjeve të majit, Rama po përpiqet të ruajë kontrollin mbi administratën e Tiranës, ndërkohë që opozita akuzon se qeveria po përdor mekanizma shtetërorë për të imponuar pjesëmarrjen në aktivitete politike.

Artikulli i mëparshëmEdi Rama nuk pyet për ligj, merr drejtimin e Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të Veliajt
Artikulli i radhësTrump dhe plani Egjiptian për Gazën: Një alternativë e refuzuar?