
Një alarm për bombë ka shkaktuar panik sot në shkollën private “Turgut Ozal”, duke çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të forcave xheniere.
- Mesazhi kërcënues u dërgua në adresën e sekretares së shkollës rreth orës 11:30, duke pretenduar se një bombë do të shpërthente pas 43 minutash.
- Policia dhe njësia antieksploziv evakuuan ambientet dhe nisën kontrollet për verifikim.
- Sektori i krimit kibernetik ka nisur hetimet për të identifikuar burimin e e-mailit kërcënues.
Për momentin, nuk ka raportime për ndonjë eksploziv të gjetur. Hetimet vijojnë.