Plasin polemikat: Ish-strategu i Trump bën përshëndetjen nαziste

0

Një përshëndetje naziste e bërë nga Steve Bannon, ish-strategu i Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, ka shkaktuar një valë polemikash në konventën konservatore amerikane. Jordan Bardella, presidenti i Rassemblement National në Francë, reagoi me zemërim ndaj këtij veprimi dhe vendosi të anullojë fjalimin e tij të planifikuar në asamblenë e Trump në Uashington.

Bardella e cilësoi veprimin e Bannon si një “gjest nazist” dhe shprehu revoltën e tij për mënyrën se si po zhvilloheshin ngjarjet. Ai theksoi se nuk mund të ishte pjesë e një ngjarjeje ku një i ftuar bën një përshëndetje të tillë.


Bannon: Nuk ishte përshëndetje naziste

Nga ana e tij, Bannon u mbrojt dhe deklaroi se nuk kishte pasur asnjë qëllim të bëntë një përshëndetje naziste, por se ajo ishte një gjest i zakonshëm që ai ka bërë gjithmonë për të falënderuar turmën në fund të fjalimeve të tij. Ai gjithashtu kritikoi Bardella, duke e quajtur atë “një djalë, jo një burrë”, dhe shtoi se ai kishte bërë të njëjtin gjest edhe më parë, gjatë një fjalimi për Frontin Nacional.


Giorgia Meloni dhe kërkesa për anulim fjalimi

Giorgia Meloni, kryeministrja italiane, ishte e planifikuar të fliste përmes një lidhjeje video online në këtë ngjarje, por opozita italiane kërkoi që edhe ajo të anulojë fjalimin e saj. Elly Schlein, liderja e Partisë Demokratike të Italisë, e kritikoi ashpër Melonin, duke thënë se ajo nuk kishte marrë një qëndrim të qartë për përshëndetjet e Trumpit dhe sulmet ndaj Ukrainës dhe Bashkimit Europian.

“Ajo nuk ka guxim të marrë një pozicion dhe nuk është në gjendje të mbrojë italianët dhe interesat europiane,” tha Schlein.

Përshëndetja naziste e Bannon ka shkaktuar tensione të mëdha, duke i dhënë një tjetër aspekt polemikave që lidhen me lidhjet e ekstremit të djathtë dhe ndikimin e tij në politikën konservatore amerikane dhe europiane. Ndërsa Trump dhe Bannon përballen me kritika të ashpra, Meloni dhe Bardella mbajnë qëndrime të ndryshme, duke pasur parasysh vështirësitë politike dhe ideologjike që ata përjetojnë në vëndet e tyre.

Artikulli i mëparshëmSPAK godet “Bajrat”: A po luajnë organet e drejtësisë rolin e opozitës?
Artikulli i radhësAgjencia amerikane e taksave shkarkon nga puna 6000 punonjës, pjesë e përpjekjes të Donald Trump për tkurrjen e qeverisë federale