Karrotrec në Tiranë: Policia bën namin bllokon 65 makina për parkim të gabuar

0

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion të gjerë për heqjen e makinave të parkuara gabimisht, të cilat po pengonin qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve në kryeqytet. 65 automjete janë dërguar në pikën e bllokimit të Komisariatit të Policisë Rrugore, prej të cilave 15 vetëm sot.

Monitorime të shtuara dhe masa ndëshkimore

Në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në Tiranë, Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në rrugët e brendshme të qytetit, për të identifikuar dhe ndëshkuar shoferët që bllokojnë rrugët dhe krijojnë trafik përmes parkimeve të gabuara.

“Monitorimet do të vijojnë në të gjithë territorin e Tiranës për të garantuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve,” – njofton Policia Rrugore.

Apeli i policisë për drejtuesit e mjeteve

Policia ka apeluar që shoferët të mos parkojnë në vendet që pengojnë qarkullimin, përndryshe automjetet e konstatuara do të zhvendosen me vinç dhe dërgohen në pikën e ruajtjes.

Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të ulur trafikun dhe përmirësuar lëvizjen në kryeqytet.

Artikulli i mëparshëmAtentat në Kamëz: Qëllohet me armë makina në lëvizje, autorët në arrati
Artikulli i radhësUshtria turke dhe siguria e Evropës: A do të luajë Ankaraja rol kyç në mbrojtjen e BE?