
Seanca gjyqësore për Erion Veliajn u tensionua kur prokurori Ols Dado e akuzoi kryebashkiakun e Tiranës se po përdorte informacione personale për ta intimiduar. Sipas transkriptimit të debatit, Veliaj përmendi banesën e prokurorit, gjë që u interpretua si një kërcënim nga Dado, i cili reagoi ashpër duke e quajtur atë “ndyrësirë”.
Konflikti për “konflikt interesi”
Veliaj pretendoi se Dado është në konflikt interesi, pasi është trashëgimtar i një trualli ku është ndërtuar një pallat me leje nga Bashkia e Tiranës. Prokurori kundërshtoi fuqishëm, duke theksuar se gjykata nuk mund të lejojë presione të tilla ndaj organit të akuzës.
Transkriptimi i debatit në sallën e gjyqit
OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?
ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.
BRION BANI: Prokuror, ulu!
OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?
ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt interesi. Prokurori mendon që edhe kjo sjellje është normale, por kjo s’është normale.
OLS DADO: E kam mesazhin këtu.
ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s’është normale.
ERION BANI: Prokuror!