Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, paraqitet në SPAK

0

Biznesmeni dhe presidenti i klubit Partizani, Gazmend Demi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas burimeve, Demi ka qëndruar për rreth 2 orë e 30 minuta, por arsyet e thirrjes së tij mbeten ende të panjohura.

Nuk dihet nëse ai është thirrur si dëshmitar apo në një cilësi tjetër, ndërkohë që SPAK vijon të jetë aktiv me hetime ndaj disa figurave të njohura nga fusha e biznesit dhe sportit.

Artikulli i mëparshëmProtesta në SHBA pas përplasjes Trump-Zelensky: Mbështetja për Ukrainën rritet
Artikulli i radhësEfektivi i burgut të Burrelit ndërron jetë pas vetëplagosjes me armë zjarri