
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Prishtinën, ku Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikatil, është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen Arbëria.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se viktima, i lindur në vitin 1983, është gjetur pa shenja jete rreth orës 18:00. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen, ndërsa hetuesit policorë, në bashkëpunim me prokurorinë, po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku miq, familjarë dhe fansa të Unikatilit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e papritur.