“Do t’jua ha hallvën të gjithëve”/ Përplasje e ashpër mes Nuredin Dumanit dhe Enver Divës

0

Seanca gjyqësore për dosjen e njohur “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shoqëruar me debate të ashpra dhe tensione mes të pandehurve.

Dumani: “Do t’jua ha hallvën të gjithëve”

Gjatë seancës, Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka pasur përplasje të forta me të pandehurin Enver Diva. Kur një prej të akuzuarve e provokoi, Dumani u përgjigj me tone të ashpra:

“Nuk vdes unë pa ju ngrënë hallvën të gjithëve, nuk ma hani mua.”

Këtyre deklaratave i është kundërpërgjigjur Enver Diva, duke thënë:

“Do ta shohim se kush do ia hajë hallvën kujt.”

Tensionet gjatë dëshmisë

Në seancë pati përplasje edhe mes avokatëve dhe prokurorëve. Avokati Ilia Ilia, i cili përfaqëson të pandehurin Agron Qoli, ka bërë disa pyetje që u konsideruan si “analiza” nga ana e prokurorisë.

Në dëshminë e tij, Dumani ka pranuar se ka pasur njohje dhe marrëdhënie me disa nga të pandehurit, përfshirë Agron Qolin dhe Besnik Qolin, duke dhënë detaje për lëvizjet dhe aktivitetet e tyre.

Gjyqi vazhdon mes tensioneve

Seanca u karakterizua nga debate të ndezura dhe përplasje verbale, ndërsa pritet që gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë” të vazhdojë me zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Artikulli i mëparshëmVon der Leyen prezanton planin për riarmatimin e Evropës: 800 miliardë euro investime në mbrojtje