
Tiranë – Seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, dhe dy ish-zyrtarëve të tjerë u shty për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës. Gjykata vendosi të vendosë gjobë prej 10 mijë lekësh për avokatin e Vezir Gjikokës, i cili nuk u paraqit pavarësisht se kishte konfirmuar datën e seancës.
Për shkak të mungesës së avokatëve, gjyqtari Ardit Mustafaj caktoi mbrojtës të rinj për të pandehurit:
- Jerasimo Bashi u përfaqësua nga Artan Simoni.
- Vezir Gjikoka u përfaqësua nga Pranvera Doçi.
Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për më 12 mars, ora 11:00, ndërsa pezulloi afatet e paraburgimit për Jorgo Goron dhe masën e arrestit në shtëpi për Vezir Gjikokën.