Rama ironizon studentët që Vijnë me Fuoristrada: Më Mirë të Ecin në Këmbë

0

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot punimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku po rikonstruktohen dy ndërtesa ekzistuese. Gjatë diskutimeve mbi infrastrukturën universitare, një pedagoge ngriti shqetësimin për mungesën e parkimeve, duke theksuar se studentët dhe profesorët vijnë me makina.

Rama reagoi me ironi, duke thënë:

  • “Po janë edhe studentët me makina, keni të drejtë… Studentët me fuoristrada. Po e kemi edhe këtë problem, më mirë të ecin çikë në këmbë.”

Kryeministri shtoi se plani i qeverisë është të krijojë një parkim të madh pranë “Nënë Terezës”, ku studentët mund të lënë makinat dhe të ecin në kampus.

Ky koment ka ngjallur reagime, duke ndezur debat mbi aksesin e studentëve në infrastrukturë dhe shpenzimet e tyre për automjete.

Artikulli i mëparshëmDështimi i Seancës për Bashkëpunëtorët e Jorgo Goros, GJKKO Gjobit Avokatët
Artikulli i radhësMasakër në Angli: Ish-ushtaraku vret me hark familjen e gazetarit të BBC-së