Taksistët e Sarandës protestojnë kundër licencave për taksi elektrike

0

Shoferët e taksive në Sarandë kanë dalë në protestë përpara bashkisë, duke kërkuar ndalimin e dhënies së licencave të reja për taksitë elektrike dhe forcimin e kontrolleve ndaj taksive të palicensuara, të cilat, sipas tyre, po dëmtojnë konkurrencën e ndershme.

Kërkesat e taksistëve:

  • Ndërprerja e licencave të reja për taksitë elektrike
  • Rikthimi i vendeve të parkimit për taksitë në qytet
  • Kontrolli mbi taksitë që operojnë jashtë territorit të licencuar
  • Njohja e të drejtës së trashëgimisë së shërbimit taksi
  • Vendosja e stacioneve të dedikuara për taksitë në pika kyçe të qytetit për të shmangur kaosin

Paralajmërime për përshkallëzim të protestave

Taksistët paralajmëruan vijimin e protestave dhe mundësinë e përshkallëzimit të tyre deri përpara Kryeministrisë, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh.

“Bashkia po injoron kërkesat tona. Kemi kërkuar disa herë takim, nuk na presin. Ne nuk do të ndalemi dhe do të protestojmë edhe në Tiranë,” thanë protestuesit.

Deri tani, Bashkia e Sarandës nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me kërkesat e shoferëve të taksive, të cilët protestojnë për herë të dytë brenda një muaji.

Artikulli i mëparshëmAksident i rëndë në Tiranë, një i plagosur pranë Casa Italia
Artikulli i radhësVuçiç në telefonatë me Putinin: Rusia mbështet qeverinë serbe mes protestave