Ervin Demo jep dorëheqjen si kryebashkiak i Beratit, futet në garën për deputet në zgjedhjet e 11 majit

0

Një tjetër kryebashkiak socialist ka dhënë dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ervin Demo, kryebashkiaku i Beratit, ka vendosur të largohet nga posti i tij për të hyrë në garën për një mandat deputeti në Kuvend.

Rritet numri i kryebashkiakëve që dorëhiqen për të kandiduar për deputet

Dorëheqja e Demës vjen pas largimeve të Agron Malajt nga Bashkia e Matit dhe Tërmet Peçit nga Bashkia e Tepelenës. Të tre pritet të jenë pjesë e listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.

Këto lëvizje konfirmojnë një ristrukturim të madh në Partinë Socialiste, ku disa figura vendore po zhvendosen drejt politikës parlamentare, ndërsa vendet e tyre në bashki do të mbeten të përkohshme deri në zgjedhjet e reja lokale.

Artikulli i mëparshëmTërmet Peçi jep dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Tepelenës, synon kandidimin për deputet në zgjedhjet e 11 majit
Artikulli i radhësErion Veliaj kërkon lirinë – Seanca në Apelin e GJKKO shtyhet për nesër mes provave të reja