Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë – Arrestohet shoferi i betonieres, pronari i firmës në kërkim

0

Policia ka arrestuar Aleksandër Krrashin, shoferin e betonieres që u përfshi në aksidentin tragjik në Fushë-Prezë, ku humbën jetën katër të rinj. Ai përballet me akuzat për:

  • Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor
  • Drejtim i mjetit pa leje drejtimi
  • Largim nga vendi i aksidentit

Në të njëjtën kohë, Daniel Koxha, menaxheri i firmës “Hel Jon” sh.p.k., është shoqëruar në polici, ndërsa pronari i firmës, Saimir Hoxha, është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për:

  • Shkelje të rregullave në punë
  • Punësim të paligjshëm
  • Fshehje të ardhurave dhe tatimeve

Si ndodhi aksidenti?

Sipas hetimeve, Enejdi Laçi (25 vjeç), drejtuesi i makinës që u përplas me betonieren, ishte duke udhëtuar së bashku me Erildi Laçi (20 vjeç), Enrikejd Kurti (24 vjeç) dhe Andi Laçi (22 vjeç). Pas përplasjes, automjeti u përfshi nga flakët, duke i bllokuar viktimat brenda.

Shoferi i betonieres u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë nga policia. Hetimet e policisë vijojnë për të sqaruar arsyet e vërteta të aksidentit dhe përgjegjësinë e firmës për shkeljet e sigurisë në punë dhe qarkullim.

Artikulli i mëparshëmApeli i GJKKO lë në burg Safet dhe Behar Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit
Artikulli i radhësNuredin Dumani rrëfen vrasjen e Dorian Shkozës – Detaje tronditëse nga dëshmia në gjykatë