Brutalitet në Lushnjë: Dy të rinj dhunojnë 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara, i çajnë kafkën me gurë

0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur më 20 mars në Lushnjë, ku dy të rinj, Enea Korreshi (23 vjeç) dhe Irgi Nasufi (20 vjeç), kanë rrahur barbarisht 43-vjeçarin Fabjol Cani, i cili është i shurdhër dhe nuk flet. Sipas nënës së tij, Fatbardha Hysi, djali u godit me gurë në kokë, duke pësuar çarje të kafkës dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Cani po dilte nga xhamia. E ëma tha se njëri nga autorët është fqinj i tyre, ndërsa për tjetrin nuk kanë dijeni. Ajo shprehet e tronditur dhe e paqartë mbi arsyen e sulmit, duke thënë se djali i saj nuk kishte shprehur më parë ndonjë shqetësim ndaj ndonjë personi.

Policia e Lushnjës ka bërë arrestimin në flagrancë të dy autorëve, duke theksuar në njoftimin zyrtar se sulmi dyshohet për motive të dobëta. Autorët u arrestuan menjëherë pas identifikimit dhe po hetohen për plagosje të rëndë me dashje ndaj një personi të pambrojtur.

Ngjarja ka shkaktuar indinjatë dhe reagime të forta në opinionin publik, për shkak të egërsisë së aktit dhe faktit që viktima është një person me aftësi të kufizuara. Familja e Canit kërkon drejtësi të plotë dhe dënim maksimal për autorët e dhunës çnjerëzore.

Artikulli i mëparshëmIzraeli vret ‘kryeministrin e ri të Hamasit’ në një sulm ajror në Gazë
Artikulli i radhësEMRI/ Plagoset 38-vjeçari në Kamëz pas konfliktit me një drejtues automjeti