
Gjykata ka lënë në fuqi të gjitha masat e sigurisë për personat e përfshirë në rrjetin e prostitucionit “Orkidea”, i cili u godit të premten nga policia e Tiranës. Në pranga dhe në arrest shtëpie kanë përfunduar gra dhe burra të përfshirë në trafikim të personave, prostitucion dhe mbajtje të lokaleve për ushtrim prostitucioni.
Të arrestuar me masën “Arrest në burg” janë:
- Esmerald Sulollari, 39 vjeç – trafikim i personave të rritur në bashkëpunim, shfrytëzim i prostitucionit
- Yuly Gomez, 33 vjeçe – prostitucion, shfrytëzim i prostitucionit, mbajtje e lokaleve për prostitucion
- Liliana Valencia, 23 vjeçe – prostitucion, shfrytëzim i prostitucionit, mbajtje e lokaleve për prostitucion
- Nicol Benitez, 27 vjeçe – prostitucion, pengim i zbulimit të së vërtetës, deklaratë e rreme përpara policisë
- Stefania Marin, 29 vjeçe – prostitucion, mbajtje e lokaleve për prostitucion
- Nicole Bertel, 27 vjeçe – prostitucion, mbajtje e lokaleve për prostitucion
Në “Arrest shtëpie” janë vendosur:
- Elona Muraj, 47 vjeçe – trafikim i personave të rritur në bashkëpunim, shfrytëzim i prostitucionit
- Anisa Brahaj, 34 vjeçe – prostitucion, mbajtje e lokaleve për prostitucion
Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa mujor që çoi në zbulimin e një rrjeti të organizuar, që vepronte në zona të ndryshme të Tiranës dhe përfshinte të huaj dhe shtetase shqiptare. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.