Vrasje në Shkup: Qiramarrësi qëllon për vdekje pronarin e banesës dhe më pas vret veten, plagoset një i mitur

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Volkovë, në rajonin e Shkupit, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një i mitur është plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur një burrë me inicialet M. N., që banonte me qira në një banesë, ka qëlluar me armë zjarri pronarin e shtëpisë, shtetasin R. C., duke i shkaktuar atij vdekje të menjëhershme. Pas krimit, autori ka qëlluar edhe veten, duke ndërruar po ashtu jetë në vendngjarje.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe djali i mitur i viktimës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit dhe një mjek i urgjencës që ka konstatuar vdekjen e dy të rriturve. Ndërkohë, hetimet janë në vijim për të sqaruar motivet që çuan në këtë akt të rëndë të dhunës në familje.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa fshati Volkovë është tronditur nga një prej krimeve më të rënda të ndodhura vitet e fundit në këtë zonë.

Artikulli i mëparshëmDetaje të reja nga të shtënat në Kamëz/ Dyshohet se është qëlluar drejt një makine
Artikulli i radhësZbardhen emrat e rrjetit të prostitucionit “Orkidea” në Tiranë, masa të rënda sigurie për tutorët