Trump i kërkon Zelenskyt gjysmën e Ukrainës? Dokumenti që po trondit diplomacinë botërore

0

Një raport i publikuar nga “The Telegraph” dhe përshtatur nga Pamfleti ngre akuza të rënda ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke pretenduar se ai po ushtron presion ekstrem mbi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të marrë kontrollin mbi gjysmën e pasurive natyrore të Ukrainës, përfshirë naftën, gazin dhe mineralet e rralla.

Sipas artikullit, Trump kërkon pagesa reparacionesh që kapin shifrën e 100 miliardë dollarëve, me një interes shtesë prej 4%, ndërsa një fond amerikan i regjistruar në Delaware do të marrë kontrollin e infrastrukturës së burimeve natyrore të Ukrainës.

“Është një dokument shpronësimi. Nuk ka garanci, nuk ka klauzolë mbrojtëse. Amerikanët mund të largohen, ukrainasit jo,” – citohet Alan Riley, ekspert për ligjin e energjisë pranë Këshillit Atlantik.

Dokumenti i përmendur në raportin e “The Telegraph” përfshin:

  • Kontroll të plotë amerikan mbi mineralet kritike, hidrokarburet dhe tokat e rralla të Ukrainës;
  • Autoritet për të shqyrtuar çdo llogari qeveritare ukrainase në çdo kohë;
  • Të drejtë vetoje mbi eksportin e resurseve të Ukrainës;
  • Refuzim të çdo ndihme shtesë apo garancie sigurie për Ukrainën;
  • Strukturë kontrolli ku 3 nga 5 anëtarët e bordit janë të emëruar nga SHBA.

Sipas raportit, SHBA nuk ofron kapital të ri, duke e konsideruar ndihmën ushtarake të kaluar si “kontribut të barabartë”. Ndërkohë, Ukraina do të ketë vetëm aksione të klasit B, pa të drejtë të plotë vendimmarrjeje, deri në shlyerjen e borxheve.

Në të njëjtën kohë, mediat gjermane raportojnë për bisedime sekrete në Zvicër për rihapjen e Nord Stream 2, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Trump, Richard Grenell, dhe ish-agjentit të Stasi-t, Matthias Warnig – një zhvillim që shton dyshimet për një pakt të heshtur mes SHBA-së dhe Rusisë për të kontrolluar tregun energjetik të Evropës përmes Ukrainës.

A është ky një presion për ta detyruar Zelenskyn të refuzojë?
Ekspertët mendojnë se qëllimi i Trump mund të mos jetë vetëm fitimi ekonomik, por edhe largimi i Ukrainës nga rruga drejt Bashkimit Evropian dhe ndikimi i saj gjeopolitik nga Perëndimi.

Nëse ky dokument është autentik dhe nëse planet që përmban do të implementohen, Ukraina rrezikon të shndërrohet në një protektorat ekonomik amerikan, me pasoja të mëdha për rendin ndërkombëtar, sovranitetin e saj dhe balancat e fuqisë mes SHBA, Rusisë dhe BE-së.

Artikulli i mëparshëmBerisha: I thashë Bashës të mos përzihej, e dija që partia do të çahej
Artikulli i radhësBerisha për listat e PD: Çapja zëvendësoi Sulën, Alimehmeti nuk kishte vend