
Kriza politike në Kosovë përthellohet teksa kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e Albin Kurtit për një takim konsultativ për formimin e qeverisë së re. Me një deklaratë të ashpër në rrjetet sociale, Abdixhiku ka dënuar gjuhën përçarëse të përdorur nga Vetëvendosje kundër LDK-së gjatë viteve të fundit, duke e konsideruar çdo bashkëpunim të mundshëm si cenim të “dinjitetit njerëzor dhe politik”.
Ftesa e refuzuar
Kurti, i cili po përpiqet të krijojë një shumicë parlamentare pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i kishte dërguar LDK-së një ftesë për takim më 9 ose 10 prill. Por përgjigja e Abdixhikut ishte e prerë: “Ky takim do të ishte një kapërcim fatal i fjalës dhe dinjitetit politik.”
Ai theksoi se LDK nuk udhëhiqet nga inati, por nga parimi dhe besa politike ndaj votuesve të saj.
Akuzat ndaj Vetëvendosjes
Në deklaratën e tij, Abdixhiku i kujtoi Kurtit se për vite me radhë, LDK-ja dhe mbështetësit e saj kanë qenë subjekt i fyerjeve publike dhe etiketimeve fyese si ‘hajvanë’, ‘bashkëpunëtorë të Serbisë’ apo ‘moçal i pështymave’. Ai nënvizoi se këto qëndrime kanë krijuar një hendek të pakapërcyeshëm dhe se LDK nuk mund të bëhet pjesë e një bashkëpunimi të tillë hipokrit.
Situata aktuale
Vetëvendosje nuk ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare për të formuar qeverinë e vetme, ndaj është detyruar të kërkojë aleanca me parti të tjera, përfshirë edhe komunitetet jo-sh