Bayerni Mposhtet Nga Interi, Arsenali Turpëron Real Madridin në Champions League

0

Zikaltrit Marrin Fitore Historike Në Mynih

Interi ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve pas një fitoreje mbresëlënëse 1-2 në fushën e Bayern Munchen. Edhe pse bavarezët dominuan me raste të shumta shënimi nga Michel Olise, Harry Kane dhe Raphael Guerreiro, portieri Yan Sommer ishte vendimtar me pritjet e tij.

Goli i parë erdhi në minutën e 38-të, pas një aksioni spektakolar të zikaltërve. Marcus Thuram asistoi për Lautaro Martinez, i cili realizoi me një goditje të bukur me të jashtmen për rezultatin 0-1.

Muller Barazon, Por Frattesi Godet Sërish

Në pjesën e dytë, Bayerni shtoi presionin, duke kërkuar me ngulm barazimin. Ai erdhi në minutën e 84-të me anë të Thomas Muller, pas një asisti të bukur nga Konrad Laimer.

Por vetëm pesë minuta më pas, Interi reagoi në mënyrë të shpejtë. Një kundërsulm i shpejtë u finalizua nga Davide Frattesi, i cili realizoi për 1-2 pas një pasimi nga Carlos Augusto. Kjo fitore i jep Interit një avantazh të çmuar për ndeshjen e kthimit në Milano.

Arsenali Shkëlqen Në “Emirates” Dhe Shkatërron Realin

Në ndeshjen tjetër çerekfinale, Arsenali shfaqi një dominim absolut ndaj Real Madridit. Në stadiumin “Emirates”, topçinjtë fituan me rezultatin e thellë 3-0, duke i dhënë një goditje të rëndë skuadrës madrilene.

Fitorja i afron londinezët ndjeshëm me kualifikimin për në gjysmëfinale dhe rrit besimin për një sukses historik në këtë edicion të Champions League.


Artikulli i mëparshëm“Plas” Mes Ramës Dhe Doshit Para Zgjedhjeve? Përplasje Të Forta Mes PS Dhe PSD Në Shkodër Dhe Fier
Artikulli i radhësSherr për prona në Divjakë përfundon me të shtëna: vëllai qëllon me armë gjahu