
Pas Vdekjes Së Papës, Konklava Pranë Vendimit Historik – Kandidatë Nga Të Gjatë Botës Në Garë
Vdekja e Papa Françeskut mëngjesin e së hënës ka rihapur një nga pyetjet më të rëndësishme për Kishën Katolike: kush do të jetë pasardhësi i tij? Konklava do të mblidhet në ditët në vijim për të zgjedhur Papën e ri dhe lista e kandidatëve të mundshëm përfshin figura me përvojë, ndikim global dhe që përfaqësojnë kahje të ndryshme teologjike.
1. Peter Turkson (Gana)
Një nga emrat më të përmendur që prej viteve të mëparshme, kardinali afrikan ka një profil të lartë dhe një përvojë të gjerë në drejtimin e Këshillit për Drejtësi dhe Paqe. Megjithë dorëheqjen e tij në 2021, ai mbetet një figurë e fuqishme, sidomos për Kishën e Afrikës.
2. Luis Antonio Tagle (Filipine)
I quajtur shpesh “Françesku aziatik”, Tagle është një zë progresist nga Azia dhe aktualisht shërben si prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin. Ai është i dashur nga shumë besimtarë për stilin e tij të përulur dhe përputhjen me filozofinë e Papës Françesku.
3. Jean-Marc Aveline (Francë)
Kryepeshkopi i Marsejës, i quajtur “Gjoni XXIV” në qarqet franceze, ka një reputacion si intelektual, por edhe si njeri afër emigrantëve dhe botës myslimane. Ai përfaqëson një Evropë sociale, gjithëpërfshirëse dhe reformuese.
4. Peter Erdo (Hungari)
Kandidati i qendrës-konservatore. Ka ura të hapura si me krahun progresist, ashtu edhe me tradicionalistët. Erdo është përfolur edhe në vitin 2013 dhe gëzon respekt për përpjekjet për “Ungjillizimin e Ri” në Europën laike.
5. Mario Grech (Maltë)
Sekretari i përgjithshëm i Sinodit të Peshkopëve, i afërt me vizionin sinodal të Françeskut. Përkrah ndryshimet brenda Kishës, por ka edhe kundërshtarë të hapur si kardinali Gerhard Muller, që e akuzoi për zbehje të doktrinës.
6. Juan Jose Omella (Spanjë)
Kryepeshkop i Barcelonës, 79 vjeç. Një papë i mundshëm i profilit të ulët, por me ndikim të madh në çështje sociale dhe drejtësi për të varfrit. I njohur për modestinë dhe qetësinë e tij.
7. Pietro Parolin (Itali)
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, në thelb “zëvendës papa” në hierarki. Me një karrierë si diplomat dhe i afërt me Papa Françeskun, Parolin shihet si një figurë kompromisi mes dy krahëve të Kishës.
8. Joseph Tobin (SHBA)
Kryepeshkop i Newark. Ndonëse zgjedhja e një amerikani shihet si pak e mundshme, Tobin është një figurë progresiste, me ndikim në Amerikën Latine dhe Europë për shkak të përvojës dhe gjuhëve të huaja që zotëron.
9. Matteo Zuppi (Itali)
Kryepeshkopi i Bolonjës, shpesh i përmendur si “Bergoglio italian”. Përfaqëson katolicizmin shoqëror dhe të përulur. Nëse zgjidhet, do të ishte Papa i parë italian që nga viti 1978.
10. Dominique Mamberti (Korsikë/Francë)
Një nga figurat më të heshtura por me ndikim në diplomacinë e Vatikanit. Si Prefekt i Gjykatës së Naltë të Signaturës Apostolike, ai ka qenë kritik i butë ndaj reformave të Françeskut dhe gëzon mbështetje në radhët tradicionaliste.
Kur do të zgjidhet Papa i ri?
Pas përfundimit të periudhës së zisë dhe mbledhjes së Konklavës, pritet që brenda javëve të ardhshme të shpallet emri i Papës së ri.
A ka favorit të qartë?
Jo ende. Emra si Parolin, Turkson dhe Tagle përmenden shpesh, por konklava është e paparashikueshme dhe vendimi merret në mënyrë sekrete.
Cili kandidat përfaqëson vazhdimësinë e Françeskut?
Tagle, Zuppi dhe Omella konsiderohen më të afërt me frymën dhe filozofinë e Papës Françesku.
A ka shanse që Papa i ardhshëm të mos jetë europian?
Po, për shkak të globalizimit të Kishës, emra si Tagle dhe Turkson kanë mbështetje ndërkombëtare, veçanërisht në Jugun Global.