Skandal në Komisariatin Nr. 1: Policia Rreh të Miturin 14-Vjeçar, Ndërsa Ministri i Brendshëm Shijon Pica me Patronazhistët

0

TIRANË – Ndërsa ministri i Brendshëm shfaqej publikisht në darka elektorale duke konsumuar pica me patronazhistët e partisë, një 14-vjeçar u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht brenda Komisariatit nr. 1 në Tiranë. Ngjarja është zbuluar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili publikoi sot detaje tronditëse nga rasti i ndodhur më 12 prill 2025.

Sipas raportit zyrtar, i mituri J.G. u shoqërua në komisariat me pretendimin për prishje të qetësisë publike dhe hedhje të lëndëve piroteknike. Por sipas prindërve dhe dokumenteve të siguruara nga KShH, ai u godit me grushta, duke marrë dëmtime në fytyrë, për të cilat u konstatua hematomë nga mjekët e Spitalit të Traumës.

“Në raportin e komisariatit figuron se kishte hematomë në syrin e djathtë, por nuk u vizitua nga mjeku i brendshëm,” thuhet në deklaratën e Komitetit.
“Vetëm pas insistimit të prindërve, fëmija u dërgua me urgjencë në spital.”

Më tej, raporti evidenton shkelje në dokumentacionin e policisë, përfshirë ndryshime të orareve, emra të shtuar të psikologes që në realitet nuk ka marrë takim me të miturin në komisariat, dhe mosrespektim të standardeve ligjore për trajtimin e fëmijëve të ndaluar.

Diagnoza mjekësore: “Contuzion capitis – goditje me grushta”, kërkon ndjekje të mëtejshme nga mjeku i familjes.

Komiteti i Helsinkit thekson se ngjarja përbën shkelje të rëndë të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, të Kodit të Procedurës Penale dhe të Kodit për Drejtësinë Penale për të Mitur. Ndërkohë, prindërit kanë depozituar kallëzim penal në Prokurori dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

“Ndërsa për një fëmijë kërkohet drejtësi, zyrtarët e lartë të rendit organizojnë darka elektorale dhe heshtin. Kjo është Shqipëria e standardeve të dyfishta,”


Artikulli i mëparshëmPara Se Të Mbyllte Sytë, Papa Françesku Dhuroi 200 Mijë Euro për të Burgosurit: “Nuk Mund T’i Braktisim”
Artikulli i radhësIrini Shehu Arrestohet: Ish-Drejtoresha e Spitalit të Dibrës Përfundon në Pranga për Përndjekje ndaj Pasardhësit