Efekti “Trump”: OBSH Pranon Shkurtimet Masive Pas Mungesës Së 650 Milionë Dollarëve

0

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar një valë shkurtimesh të stafit dhe zvogëlim të operacioneve, pasi organizata përballet me një mungesë buxhetore prej 650 milionë dollarësh, si rezultat i tërheqjes së SHBA-së dhe refuzimit për të paguar kontributet e dakorduara për vitet 2024–2025.

Tedros konfirmoi se boshllëku financiar prek rreth 25% të kostove të stafit, dhe se më së shumti do të ndihen në selinë qendrore në Gjenevë, ku tashmë është vendosur të shkurtohet ekipi drejtues nga 12 në 7 dhe numri i departamenteve të reduktohet nga 76 në 34.

Administrata Trump, përveç refuzimit të pagesave, ka ngrirë ndihmat e jashtme amerikane, përfshirë fondet për projekte globale shëndetësore. Ky vendim, i ndjekur edhe nga disa vende të tjera, ka detyruar OBSH-në të ristrukturojë organizatën dhe të marrë vendime që Tedros i cilësoi si “shumë të dhimbshme për të gjithë ne”.

Ndikimi financiar i shkurtimit të ndihmës amerikane pritet të bëhet edhe më i madh në bienalin 2026–2027, duke e vënë në pikëpyetje kapacitetin operativ të OBSH-së në mbarë botën.


Artikulli i mëparshëmTrump U Bind Pas Katolikëve Vance Dhe Rubio: Pse Vendosi Të Shkojë Në Varimin E Papa Françeskut
Artikulli i radhësDëshmon Për Herë Të Parë Dritan Rexhepi Për Zhdukjen Dhe Vrasjen E Jan Prengës: “Në 2019 Kam Qenë Në Burg Në Ekuador”