Rrihet Rëndë Punonjësja E OSHEE-Së Në Mes Të Tiranës

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Artan Lenja” në Tiranë, ku një punonjëse e OSHEE-së është dhunuar brutalisht gjatë orarit të punës.

Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Punonjësja e OSHEE-së, R. H., 37 vjeçe, kishte shkuar për të kontrolluar sahatin e energjisë elektrike në një lokal që administrohet nga Spartak Cara, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Në momentin e verifikimit, 38-vjeçari dyshohet se ka goditur punonjësen me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime serioze. E lënduara është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Policia vijon punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Artikulli i mëparshëmDel VIDEO/ Momenti I Sherrit Mes Deputetit Të PD, Xhelal Mziu Dhe 33-Vjeçarit
Artikulli i radhësAkuzohet Për Korrupsion, GJKKO Dënon Me 3 Vite Burg Ish-Kryeinspektorin E IMT Elbasan