
Në një zhvillim të papritur dhe ende jo të shpallur zyrtarisht, Kina ka hequr në heshtje tarifat hakmarrëse prej 125% për disa gjysmëpërçues të prodhuar në SHBA, sipas tre agjencive importi në qytetin e teknologjisë Shenzhen, të cilat kanë folur për CNN.
Ulet tarifa për mikroçipet amerikane
Agjencitë raportuan se përjashtimet tarifore përfshijnë qarqet e integruara, që njihen ndryshe si mikroçipa. Vendimi i pazakontë nuk është bërë publik nga autoritetet kineze, por është zbuluar gjatë zhdoganimeve rutinë të enjten në mbrëmje, ku tarifa për tetë kategori çipash ishte ulur në zero.
Kjo vjen pas vendimit të Pekinit më 12 prill për të vendosur tarifa hakmarrëse prej 125% ndaj mallrave amerikane, si kundërpërgjigje ndaj Donald Trump, i cili rriti në 145% tarifat për mallrat kineze. Megjithatë, kjo tërheqje e heshtur e Kinës sinjalizon një pragmatizëm të detyruar, për artikuj që ekonomia kineze nuk mund t’i prodhojë vetë dhe as t’i zëvendësojë nga vende të tjera.
Agjencitë doganore të pa informuara zyrtarisht
Administrata e Përgjithshme e Doganave në Kinë, si dhe zyrat lokale në Shenzhen dhe Zhongshan, pohuan se nuk kanë dijeni për një vendim të tillë. Por, informacione jozyrtare qarkullojnë në sektorin logjistik.
Chen Shaoling, menaxhere në Zhengnenliang Supply Chain, tha për CNN se zbulimi i tarifave zero ndodhi “vetëm pasi dorëzuam dokumentet doganore”, gjatë procedurave të zakonshme për klientët e saj.
“Lajmi po përhapet si zjarr i egër,” tha Chen.
Informim i përzgjedhur i kompanive teknologjike
Një tjetër kompani, Shenzhen HJET Supply Chain, publikoi një njoftim në rrjetet sociale:
“Lajm fantastik! Tetë kode tarifore për çipat amerikanë tani janë të përjashtuar nga tarifat shtesë.”
Kompania Taihang Semiconductor në Shenzhen gjithashtu konfirmoi se kishte marrë njoftim nga doganat, duke e përshkruar këtë si një “zhvillim pozitiv.”
Ndërkohë, artikulli i revistës kineze Caijing, i cili raportonte për përjashtimet, **u fshi nga faqja