
Në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren në Bulqizë është regjistruar një incident i rëndë, ku protagonist është deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.
Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur Mziu dhe nipi i tij godasin me grushte një shtetas. Ngjarja ka ndodhur pas një takimi elektoral, dhe policia njofton se materialet për këtë rast janë referuar në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.”
Personi i dhunuar është identifikuar si Kalosh Murra, 33 vjeç, punonjës i Bashkisë Bulqizë në sektorin e ndihmës sociale. Sipas burimeve të Euronews Albania, konflikti ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të takimit politik.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që videoja e sherrit ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.