Bota Akademike Në Zi, Ndahet Nga Jeta Pedagogu i Ekonomikut dhe Studiuesi i Njohur

0

Pedagogu dhe studiuesi i njohur, Fatmir Memaj, u nda sot papritur nga jeta, duke sjellë një humbje të madhe për botën akademike shqiptare.
Në një mesazh ngushëllues, Universiteti i Tiranës theksoi:
“Prof. Dr. Fatmir Memaj u nda nga jeta sot, në mënyrë të beftë, në kulmin e aftësive të tij intelektuale dhe akademike. Familja humbi një njeri të dashur, ndërsa Fakulteti i Ekonomisë dhe Universiteti i Tiranës humbën një koleg të shkëlqyer, një pedagog të përkushtuar dhe një studiues të nivelit ndërkombëtar.”

Fatmir Memaj u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë në vitin 1985 dhe fitoi titullin PhD në Ekonomi në 1996. Nga viti 2007, ai mbante titullin Profesor në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar.
Me mbi 30 vite përvojë në arsimin e lartë, ai ishte autor i 6 monografive, 5 përkthimeve librash, rreth 50 artikujve shkencorë, 90 kumtesave në konferenca dhe shumë materialeve të tjera kërkimore.
Kolegët do ta kujtojnë si një njeri të qetë, të urtë dhe me një humor të hollë, një personalitet që e bënte çdo ambient më të mirë.

Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij.

Artikulli i mëparshëmPapa Françesku U Varros Në Santa Maria Maggiore, Mbi 400 Mijë Njerëz Të Pranishëm
Artikulli i radhësPunëtor Vdes Gjatë Çmontimit të Skelës në Kavajë, Arrestohet Drejtuesja Teknike!