
Një 39-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Policia e Shtetit njoftoi se Marinel Demiri, banues në Pojan të Korçës, u arrestua nga autoritetet greke dhe më pas u ekstradua për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 4 vjet, 5 muaj e 18 ditësh.
Ngjarja për të cilën ai u dënua lidhet me një konflikt të ndodhur në Pojan, ku si pasojë e përdorimit të sendeve të forta, ndërroi jetë një 75-vjeçar që kishte ndërhyrë për të ndihmuar të birin gjatë sherrit.
Operacioni u realizua në kuadër të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit me autoritetet homologe në Greqi, për kapjen dhe kthimin në atdhe të personave të shpallur në kërkim.