“Lajmi Bombë” Javën E Fundit: LaCivita Bashkohet Me Fushatën E PD, Alizoti Premton Surpriza Pozitive

0

Deputeti demokrat Tomor Alizoti paralajmëron surpriza të mëdha në javën e fundit të fushatës elektorale të Partisë Demokratike, duke theksuar ndikimin që pritet të ketë në garë Chris LaCivita.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PD në Elbasan tha se prania e strategut amerikan në fushatë do të jetë një ndër momentet më të forta të kësaj periudhe elektorale.

“Lajmi bombë do të jetë javën e fundit që të krijojë më shumë perceptim tek njerëzit,” u shpreh Alizoti, duke shtuar se fryma në rritje e qytetarëve është e paprecedentë.

Deputeti demokrat theksoi se, ndryshe nga mitingjet e PS-së, ku sipas tij pjesëmarrësit janë të detyruar, aktivitetet e PD janë spontane dhe të mbushura me qytetarë të vërtetë. Sipas tij, Partia Demokratike ka rigjetur vitalitetin dhe është “i vetmi shans për të ndalur Edi Ramën”.


Artikulli i mëparshëmEkstradohet Nga Greqia 39-Vjeçari Shqiptar I Dënuar Për Plagosje Të Rëndë
Artikulli i radhësPartia Demokratike Pranon Lobimin Prej 6 Milionë Dollarësh në SHBA: “Kontribut nga Patriotët Shqiptarë”