Sherri Në Bulqizë/ Pas Xhelal Mziut Dhe Nipit Të Tij, Referohet Në SPAK Edhe Kalosh Murra

0

Policia ka referuar materialet në SPAK për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore” ndaj Kalosh Murrës. Kjo pason sherrin e ndodhur në Ostren mes kandidatit të Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, nipit të tij Elson Mziu dhe zyrtarit të Bashkisë Bulqizë, Kalosh Murra.

Sipas kallëzimit të bërë nga kandidati i PD-së, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren, Kalosh Murra ka intimiduar pjesëmarrësit në aktivitet.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë referuar materialet në SPAK për veprën penale ‘Pengimi i subjekteve zgjedhore’ ndaj shtetasit K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë. Kallëzimi është bërë nga shtetasi Xh.M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë një takimi elektoral të organizuar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren, shtetasi K.M. ka intimiduar pjesëmarrësit në aktivitet.”


Artikulli i mëparshëmAKU Konfirmon Praninë e Aflatoksinës në Qumësht në Vlorë: 40% e Mostrave të Kontaminuara
Artikulli i radhësNga Trump, Joe Biden, Te Monarkët: Funerali I Papa Françeskut Bashkon Liderët Botërorë