Del Sondazhi: PS Në Rënie, PD Dhe Aleanca Për Shqipërinë Madhështore Në Rritje

0

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, një sondazh i ri i publikuar nga News24 në bashkëpunim me Notosondaggi, tregon një ndryshim të ndjeshëm në prirjet elektorale të shqiptarëve.

Pyetjes: “Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?”, qytetarët janë përgjigjur si më poshtë:

  • Partia Socialiste (PS): 45.5% (interval 43.5%-47.5%)
  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 36% (interval 34%-36%)
  • Partia Mundësia: 6.5% (interval 5.5%-7.5%)
  • Koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet: 5.5% (interval 4.5%-6.5%)
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 2% (interval 1%-3%)
  • Lëvizja Bashkë: 2% (interval 1%-3%)
  • Koalicioni Euroatlantik: 1% (interval 0%-2%)
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 0.5% (interval 0%-1%)
  • Tjetër forcë politike: 1% (interval 0%-2%)

Rënie Për PS, Rritje Për PD Dhe Aleatët

Sipas të dhënave, PS ka pësuar një rënie prej 0.5% krahasuar me sondazhin e mëparshëm të 14 prillit, ndërsa opozita e drejtuar nga PD ka shënuar rritje me 1%.

Ndërkohë, Partia Mundësia mban të njëjtin nivel mbështetjeje si më parë, ndërsa Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet ka pësuar një rritje të lehtë prej 0.5%.

PSD ka zbritur me 0.5%, ndërsa Lëvizja Bashkë ka fituar 0.5% mbështetje krahasuar me sondazhin e prillit.

Në rënie rezultojnë gjithashtu:

  • Koalicioni Euroatlantik, i drejtuar nga Lulzim Basha (-1%)
  • Djathtas për Zhvillim (-0.5%)

Gjithashtu, është shënuar një rritje prej 0.5% e atyre që do të votonin për forca të tjera politike.

Situata Aktualisht: PS Kryeson, Por Me Tendencë Zbritëse

Megjithëse PS vijon të mbajë vendin e parë, rënia e saj, e kombinuar me rritjen e opozitës së bashkuar nën flamurin e PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, sugjeron një garë shumë më të ngushtë sesa ajo që ishte parashikuar vetëm disa javë më parë.

Sondazhi është prezantuar mbrëmjen e së hënës në emisionin Log. nga Endri Xhafo dhe përbën të dytin matje elektorale të realizuar në një hark kohor prej një muaji.


Marrë nga Balkanweb

Artikulli i mëparshëmSkandal Në Gjadër: Zhduken 16 Emigrantë Nga Kampi, Reagon Ministria e Brendshme Italine
Artikulli i radhësReagon Nuredin Seci – Garantori I Kontratës 6 Milion Dollarë Të PD-Së Në SHBA